Aktualitet

Grushta dhe shkelma! Sherr në mes të ish-Bllokut, tre djem i vërsulen të riut, e hedhin në mes të rrugës, për tu mbrojtu

24 Dhjetor 2020, 14:37 Nga DOSJA
Grushta dhe shkelma! Sherr në mes të ish-Bllokut, tre djem i

TIRANË-Katër të rinj janë konflikuar me grushte në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Pamjet e filmuara tregojnë se një i riu grushton me sa fuqi ka një moshatar të tijin, ndërsa në ndihmë të këtij të fundit vijnë dhe dy të tjerë.

Personi i katërt vjen pak sekonda më vonë mirëpo shihet se bluzja e tij është e grisur çka tregon se sherri mes tyre mund të ketë nisur në ndonjë vend tjetër.

Të riun e hedhin më pas në mes të rrugës, dhe për tu vetëmbrojtur ai përdor tabelat e parkingut që janë ngjitur.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkallëve të një pallati, në mes të trotuarit ku kalojnë këmbësorët. Në ato momente asnjë person nuk shihet afër si dhe vihet re mungesa e forcave të policisë. Rrethanat e sherrit mes të rinjve nuk bëhen të ditura.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr mes te rinjve sherr ne ish-bllok sherr mes te rinjve sherr ne ish-bllok

Sondazh

Poll