Aktualitet

Grabitën dhe hodhën në kanal pa ndjenja efektivin Arben Doçi nëntë vite më parë/ E shkuara ‘e errët’ e kushërinjve

24 Dhjetor 2020, 14:00 Nga DOSJA
Grabitën dhe hodhën në kanal pa ndjenja efektivin Arben

KAMËZ– Pas nëntë vitesh është zbardhur plagosja me sende të forta e efektivit të policisë Arben Doçi, në Mamurras. Dosja.al mësoi se Prokuroria dhe policia e Laçit, ka vënë në pranga dy kushërinjtë Bushgjoka, Elson dhe Fatjon, të cilët akuzohen se në vitin 2011 grabitën dhe dhunuan efektivin Doçi, që në atë kohë shërbente pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.  Ishin gjurmët e Coca-Colës prova që i vuri pas hekurave dy kushërinjtë.

Kush është Fatjon Bushgjokaj, kapoja i bandës së Kamzalinjve

Fatjon Bushgjokaj, 28 vjeç, u arratis me 9 tetor 2019 nga burgu i Rrogozhinës, aty ku vuante dënimin për vjedhje. I riu nga Kamza mori leje në atë kohë për tu kthyer sërish mirëpo  vendosi mos të kthehej më.

I arrestuar në vitin 2017, si pjesë e një grupi që mashtronin, grabisnin dhe dhunonin qytetarët, Bushgjokaj, nuk është i panjohur për blutë e Tiranës. Ai u arrestua bashkë me vëllezërit e tij, ndërkohë që në skemë ishte përfshirë edhe një vajzë, e cila ishte e dashura e Bushgjokës. Fatjon Bushgjokaj, dhe e dashura e tij, Kristina Pjetri, e cilësonin njëri-tjetrin si Bonnie e Clyde, (çifti i famshëm i grabitësve amerikanë), ndërkohë që grabitjet e tyre tmerruan Tiranën. Në profilet e të dyve në “Facebook” shihej një foto e duarve bashkuar në makinë, ndërsa Pjetri kishte një foto çift, “Bonnie e Clyde”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatjon bushgjoka kristina pjetri fatjon bushgjoka kristina pjetri

Sondazh

Poll