Aktualitet

Meshat e Krishtlindjes me masat e COVID/ Jashtë kishës do ketë një ekran që besimtarët të ndjekin meshën

24 Dhjetor 2020, 12:46 Nga DOSJA

TIRANË– Mesha e Krishtlindjes është vendosur të mbahet sot në orën 00 në Katedralen e Shën Palit dhe 18:30 në Dioqezat e tjera, kështu qytetarët do të kenë mundësi që të kthehen në shtëpi para orës së re policore 20:30.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, George Frendo në një intervistë për Report Tv .

Ishim të detyruar të ndryshimin orarin. Kishim njoftuar që Mesha e Krishtlindjes do të mbahej në orën 20:00 ndërsa në Katedralen tonë do të bëhet në orën 18:00, ndërsa në Dioqezat e tjera para orës 18:30. Se duhet të kemi parasysh që duhet të kthehen në shtëpi deri në orën 20:30.  Na erdhi keq për shumë arsye pasi një ditë më parë kishim njoftuar besimtarët që mesha do kremtohet në orën 20:00. Na erdhi keq sepse zakonisht kur bëhen udhëzimet, bëheshin gjithmonë të premten ose të shtunën dhe hynin në fuqi të hënën, këtë herë janë shpallur të hënën dhe hynë në fuqi me 24, pikërisht në natën kur ne si Kishë Katolike kremtojmë lindjen e Krishtit. Na erdhi keq sepse pa u konsultuar morën vendimin, duke e ditur që ne si Kishë Katolike kremtonin lindjen e Jezu Krishtit. Nga ana e përgjigjes së tyre kanë thënë se nuk e dinin, nuk e kishin ndërmend që në atë natë, në vigjilje të Krishtlindjen kremtonin lindjen e Krishtit. Për këtë arsye unë kam dhënë atë përgjigje“, tha Frendo.

Jashtë kishës do vendoset një ekran i madh që besimtarët të ndjekin meshën live.

(kle.mu./dosja.al)

 

 

vijon…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat e covid meshat e krishtlindjes masat e covid meshat e krishtlindjes

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 10:30

TIRANË- Një artikull i botuar në disa media online se kompleksi “Select Hill Resort” do të organizojë mbrëmje festive për festat e fundvitit kundër rregull...