Aktualitet

Mediat belge artikull për Safet Bajrin: U dënua vetëm me 2 vite e 5 muaj burg

24 Dhjetor 2020, 12:59 Nga DOSJA
Mediat belge artikull për Safet Bajrin: U dënua vetëm me 2 vite e

Mediat belge i kanë dedikuar një artikull dënimit të bandës së Bajrave.  Gazeta ‘De Morgen’ e Belgjikës shkruan se Safet Rustemi u dënua me vetëm 2.5 vite burg.

“Safet Rustemi bëri mjaft bujë në vitin 2018 si në Belgjikë, ashtu edhe në atdheun e tij, në Shqipëri. Rustemi ishte dënuar disa herë në Belgjikë dhe kërkohej nga vendi ynë për këto dënime. Në korrik të atij viti u ndez një debati pasi policia belge e kishte vendosur Rustemin në listën e më të kërkuarve, ndërsa Departamenti i Emigracionit e kishte dëbuar atë një vit më parë.

Ai u arrestua përfundimisht në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në fund të shtator. Por sipas qeverisë shqiptare, Safet Bajri mund të arrestohej më herët nëse Belgjika nuk do të vononte në dorëzimin e vendimit të gjykatësit belg.Kështu që tani është dënuar me 2.5 vite bur”, pwrfundon artikulli.

Në shtator të 2018, Policia e Shtetit zhvilloi operacionin “Oaz”, duke arrestuar mbi 20 persona në Shkodër dhe disa qytete. Mes të arrestuarve spikasnin djemtë e fisit Bajri. Ata akuzoheshin për vrasje, kanosje, gjobëvënie, organizim të palejuar të lojërave të fatit, por dosja u shfry.  Safet Bajri u dënua vetëm me 2 vite e 5 muaj burgim.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet behar bajri dhe safet rustemi ilir rustemi behar bajri dhe safet rustemi ilir rustemi

Sondazh

Poll