Politike

Edi Rama dhe Blendi Fevziu bëjnë ‘paqe’! Festa e Krishtlindjes ‘zbut’ kryeministrin, tregon papagajtë dhe jaguarët q

24 Dhjetor 2020, 09:43 Nga DOSJA
Edi Rama dhe Blendi Fevziu bëjnë ‘paqe’! Festa e

TIRANË-Ndodh një herë në shekull! Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e sotme me një lajm të mirë dhe ‘paqësor’. Kreu i qeverisë do jetë mbrëmjen e sotme i ftuari special në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut. Larg debateve që jemi mësuar të shikojmë, mbrëmja e sotme mesa duket do jetë e qetë si për Fevziun dhe Ramën ashtu dhe për publikun që do i shikojë e dëgjojë.

Në mbrëmjen e vigjiljes së natës së Krishtlindjeve Fevziu ka vendosur të na tregojë një anë tjetër të kryeministrit tonë. Siç shihet nga fotot e publikuara në Facebook, gazetari dhe Rama ndodhen në zyrën e këtij të fundit. Mesa duket kjo intervistë nuk do të ketë të bërtitura, ofendime apo akuza. Ndërkohë që kryeministri na njeh edhe me një anë tjetër të tij… Në zyrë mban edhe papagaj dhe disa jaguar në formë statuje.

‘Mirëmëngjes dhe duke ju uruar një ditë sa më të paqme në vigjiljen e natës së bekuar të Krishtlindjeve, ju ftoj të ndiqni sonte në mbrëmje intervistën time të parë paqësore me Blendi Fevziun qysh nga shekulli i kaluar.’- shkruan Rama.

Na mbetet të presim se çfarë do shikojmë në këtë intervistë ‘paqësore’.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu edi rama intervista e rames te fevziu blendi fevziu edi rama intervista e rames te fevziu

Sondazh

Poll