Politike

PROJEKTET/ Rama shpresëplotë tek Skavica: Do ta kthejë Shqipërinë në fuqi eksportuese

24 Dhjetor 2020, 09:27 Nga DOSJA
PROJEKTET/ Rama shpresëplotë tek Skavica: Do ta kthejë

TIRANËKryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme para gazetarëve për të folur në lidhje me ekonominë në vend. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal tek projekti i Skavicës për të cilin u shpreh se është futur në rrugën e realizimit.

‘Dua të prek një pikë tjetër, që është futur në rrugën e realizimit, nënshkrimi me qeverinë amerikane për Skavicën. Do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë dhe na jep mundësinë të kursejmë për shkak të mundësisë për të mbajtur rezerva dhe për të mos qënë të detyruar që t’i drejtohemi tregut. Këto mendova të nënvizoj paraprakisht.’- u shpreh Rama.

FJALA E PLOTË:

Pas 7 vitesh e 2 muajsh mund të themi me plot gojë se kemi hyrë në një fazë krejtësisht të re, pasi kemi hapur rrugën e një transformimi rrënjësor që vazhdon. Dua të vendos theksin në disa pika. Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se aktualisht jemi në kantier për projektin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, sapo kemi vendosur në punë linjën me Kosovën, një projekt i konsideruar me të drejtë historik nga paraardhësi im, por i kthyer në një histori sa të dhimbshme aq edhe po qesharake dhe i bllokuar për disa vite nga vetoja e Serbisë, që e hoqi as më shumë dhe as më pak por shengeni rajonal. Besoj shumë se ky zhvillim kaq i rëndësishëm mes dy shteteve tona dhe nga ana tjetër edhe linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, janë pjesë e një tërësie ndryshimesh të mëdha që po ndodhin, përfshirë themelimin e bursës shqiptare të energjisë, që nisi me ndryshimet ligjore të 2018 dhe pastaj me nënshkrimin e marrëveshjes së aksionarëve. Jemi në një proces të bashkimit të tregut me Italinë dhe Malin e Zi. Sa i përket rrjetit tonë mund të flasim për një arritje të jashtëzakonshme për humbjet në rrjet padyshim më pas edhe për mbledhjen e detyrimeve, që tani janë kthyer në një normë që nuk e diskuton më askush. Dua të prek një pikë tjetër, që është futur në rrugën e realizimit, nënshkrimi me qeverinë amerikane për Skavicën. Do ta kthejë Shqipërinë në një fuqi eksportuese të energjisë dhe na jep mundësinë të kursejmë për shkak të mundësisë për të mbajtur rezerva dhe për të mos qënë të detyruar që t’i drejtohemi tregut. Këto mendova të nënvizoj paraprakisht.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 24 dhjetor 2020 edi rama rama 24 dhjetor 2020

Sondazh

Poll