Politike

Vaksina? Rama: Vjen dy muajt e parë të 2021, po lypim. Vjosa Osmani? Groteske, erdhi për vota. Skavica do kthejë vendin në

24 Dhjetor 2020, 09:21 Nga DOSJA
Vaksina? Rama: Vjen dy muajt e parë të 2021, po lypim. Vjosa Osmani?

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku kanë dalë së bashku në një konferencë për shtyp me kryefjalë ekonominë.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama shprehu ambicien se Shqipëria mund të kthehet në një fuqi eksportuese, duke i varur shpresat tek projekti i Skavicës. Ndër të tjera kreu iu qeverisë shtoi se po shihet mundësia  e zgjerimit të tregut dhe të bashkohet me Italinë dhe Malin e Zi.


Më pas, Rama iu përgjigje pyetjeve të gazetarëve, duke e “lëshuar gojën” ndaj presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, të cilën e injoroi gjatë vizitës së saj javën që shkoi në Shqipëri. Sipas socialistit, Osmani kishte ardhur në Shqipëri për të marrë vota në Kosovë duke ngatërruar politikën e jashtme me atë të brendshme ndërsa shtoi se Kosova kishte shumë probleme me veten e saj. Ankesat dhe kërkesat e presidentes për traun në doganën e Morinës, Rama i konsideroi groteske.

Ndërsa sa i përket vaksinës, ai u shpreh se do të sigurohet gjatë 2 muajve të parë të vitit 2021, duke ia lënë të gjithë fajin Amerikës dhe Bashkimit Europian pasi sipas tij këto vende kanë marrë gjithë vaksinat. Megjithatë i siguroi të gjithë se po bashkëpunonte me shtetet mike për sigurimin e vaksinës, duke siguruar të gjithë se për vendin dinin shumë mirë të lypnin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama 247 dhjetor 2020 edi rama rama 247 dhjetor 2020

Sondazh

Poll