Politike

Betohet anëtari i gjashtë/ Përparim Kalo del para Presidencës, Gjykata Kushtetuese ‘ringjallet’ pas tre vitesh, bëhet f

24 Dhjetor 2020, 09:01 Nga DOSJA
Betohet anëtari i gjashtë/ Përparim Kalo del para

TIRANË– Betohet në Presidencë gjyqtari Përparim Kalo. Me gjashtë magjistratë të dekretuar nga presidenti Ilir Meta, Gjykata më e lartë në vend mund të marrë vendime.

Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti. Gjykata Kushtetuese e përbërë nga nëntë anëtarë dhe e themeluar në vitin 1992, doli jashtë funksioni në korrik të vitit 2018.


Plotësimi i vendit të gjashtë në Kushtetuese, ‘ringjalli’ pas 3 vitesh organin më të lartë të drejtësisë në vendin tonë, i cili ishte jofunksional. Procesi i Vettingut i shkarkoi të gjithë anëtarët e Gjykatës, përveç Vitore Tushës. Kjo e fundit ka marrë përkohësisht postin e kryetares së përkohshme.

Gara për kandidatët e tjerë, do të hapet në vitin që vjen për të plotësuar edhe vendet e tjera bosh. Gjykata më e lartë në vend, ajo Kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet të ndodhë pas plotësimit të vakancave të Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu nuk është funksionale.

Rikthimi në funksion i Gjykatës Kushtetuese është edhe një prej kushteve të Bashkimit Europian para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë në kuadër të çeljes së negociatave të anëtarësimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta ngrihet gjykata kushtetuese përparim kalo gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta ngrihet gjykata kushtetuese përparim kalo

Sondazh

Poll