Aktualitet

‘Çuna problematikë natën, biznesmenë ditën’/ Zbulohet PASURIA e dy kushërinjve RRAJA, me hotele, makina dhe kompani si

24 Dhjetor 2020, 08:17 Nga DOSJA
‘Çuna problematikë natën, biznesmenë

TIRANË– Prokuroria e Posaçme i është vënë këmba-këmbës pasurisë së fisit Rraja nga Kruja. Ramazan dhe Fjoralb Rraja janë inspektuar me detaje për të gjetur se ku, “djemtë problematikë” kishin shtrirë tentakulat e tyre, duke u kthyer në biznesmenë shembull për të tjerët. Sipas gazetarit Elton Qyno,  SPAK ka mundur të identifikojë dhe lokalizojë pasuri që janë në emër të personave të arrestuar dhe familjarëve të tyre, por ende asnjë prej tyre nuk është sekuestruar pasi nuk janë provuar se janë krijuar prej veprimtarive kriminale.

Më modesti nga të dy kushërinjtë, është Fjoralbi, i cili në emër të tij ka vetëm një biznes mobilerie në zonën e Niklës, aktivitet që e ka hapur në shkurt të vitit 2016. Ndërsa i afërmi i tij, ka ‘ecur më lart’, megjithatë më shumë prona ka babai i tij, Xhelali.

Sipas këtij hetimi nga SPAK, në emër të Ramazan Rrajës është një automjet dhe një biznes. Bëhet fjalë për një kompani të regjistruar më 24 dhjetor 2013 me emrin “Raja-2013” në Nikël dhe ka një kapital prej vetëm 1 milion lekë të vjetra. Kompania e të riut merret me “…importimi dhe tregtimi me shumicë e pakicë i produkteve të industrisë kimike për mbrojtjen e drurëve, stazhionimin e lëndës drusore…”. Por mesa duket puna nuk ka shkuar dhe aq mirë, pasi biznesi është pezulluar që prej muajit Korrik 2016, edhe pse janë vazhduar që të dorëzohen bilancet.

Xhelal Rraja, ‘diamanti i vërtetë’ ka në pronësi të tij automjete, pasuri të paluajtshme, llogari bankare dhe biznese, shumica pranë aeroportit të Rinasit. Rraja ka regjistruar si biznes qysh prej nëntorit 2011, një kompani sigurie, e cila dështoi me mbrojtjen e postës së Krujë, ku edhe u vodhën 11 milionë lekë, duke shtuar edhe biznesin e ambalazhimit të valixheve për udhëtarët në Rinas. Ndërkohë në emër të Xhelal Rrajës  është dhe “Vila Aeroport” që ndodhet në Rinas, e cila për momentin është e mbyllur pasi po rikonstruktohet. Në vilë, Rrajat kanë hapur dyert për figura të njohura të artit dhe politikës, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama.

Përveç Rrajave, në skaner të hetuesve janë dhe personat e tjerë që janë arrestuar në Belgjikë, të identifikuar si: Bledar Pepajt, Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Fatmir Xheçuka.

Prej vitit 2018 kur antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Paraguaj”, i cili u finalizua para disa ditësh nën emrin “Atos”. Si rezultat është sekuestruar rreth 1.2 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shqiptarë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjoralb rraja pasuria e rrajave ramazan rraja fjoralb rraja pasuria e rrajave ramazan rraja

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 06:56

Titujt e portaleve, 24 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e cila de...