Aktualitet

Ndalimi i udhëtimeve me Britaninë/ Ulqinaku: Politikë e dështuar, duhen masa specifike karantinuese

24 Dhjetor 2020, 07:02 Nga DOSJA
Ndalimi i udhëtimeve me Britaninë/ Ulqinaku: Politikë e

TIRANË– Mutacioni i ri i COVID që është shfaqur fillimisht në Britani të Madhe dhe është përhapur në disa shtete ka krijuar frikë në të gjithë botën.

Mjeku Dritan Ulqinaku i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” tha se ndalimi i udhëtimeve të shumë shteteve me Britaninë është një politikë e dështuar dhe po bëhet për të vënë nën presion shtetin sepse ka dyshime se mos fsheh informacion.

Ai thotë se e gjitha që duhet të bëhet është bashkëpunimi dhe masa specifike karantinuese.

Që në shtator ka qarkulluar, është e pamundur të frenohet e vetmja që duhet të ndryshojmë është të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Puna është bashkëpunimi ose masa specifike karantinuese. Nuk them që është politikë e zgjuar mbyllja, është presion frenimi i lëvizjes me Britaninë. Sa makina lëvizin në Britani, sa emigrantë kalojnë nën maune, janë masa për të vënë nën presion Anglinë sepse frika është se mos fsheh informacion. Mbyllja është politikë e dështuar”, tha Ulqinaku.

Marre nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan ulqinaku dritan ulqinaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 06:56

Titujt e portaleve, 24 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e cila de...