Aktualitet

Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Shqipëria në karantinë nga ora 20:30 – 06:00, orari ndryshon më 4 janar

24 Dhjetor 2020, 07:52 Nga DOSJA
Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Shqipëria në

TIRANËKa hyrë në fuqi orë policore në Tiranë. Që nga sot e deri më 6 janar, qytetarët do të futen në karantinë nga ora 20:30 deri në orën 6:00. E gjithë Tirana është boshatisur dhe në rrugë ka vetëm disa qytetarë të cilët kanë dalë nga puna dhe po kthehen në shtëpi. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë policë në rrugë, për të parë situatën në terren.

Vendimin për ‘shtrëngimin’ e masave u njoftua pak ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët u shprehën gjithashtu se qytetarët duhet të ruajnë veten dhe të shmnagin grumbullimet gjatë festave të fundvitit.

Kufizimi i lëvizjes do të qëndrojnë deri më 4 janar, dhe më pas do të rikthehet sërish izolimi që prej orës 22:00 – 06:00. Të gjithë ata që dalin pa një leje të posaçme do të gjobiten sipas aktit normativ. Sot gjithshtu do të mbyllen dhe shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet dhe do të rihapen më 11 janar, duke shënuar pushimet më të gjata dimërore.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë raportoi 510 raste të reja të infektuara dhe 8 viktima nga Covid-19.

(k.m/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 06:56

Titujt e portaleve, 24 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e cila de...