Aktualitet

DW: Surprizë në prag të Krishtlindjes: Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ribëhet pas tri vitesh funksionale

24 Dhjetor 2020, 07:27 Nga DOSJA
DW: Surprizë në prag të Krishtlindjes: Gjykata Kushtetuese e

“Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror i konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.” thekson Ambasadori Zingraf në deklaratën e tij.

Arrihet minimumi i kourimit 

Kushti qëndror i Këshillit Evropian dhe i Bundestagut Gjerman se pa bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare e BE,  hapi i parë që BE të hapë negociatat e anëtarësit me Shqipërinë, u plotësua në minutën e fundit.

Në një kohë rekord, vetëm brenda disa orësh pas dërgimit të kanditaturës së juristit Përparim Kalo nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, (KED) Presidenti i Republikës, Ilir Meta, firmosi emërimin e tij, duke e ꞔuar në 6 numrin e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, numër që plotëson kuorumin minimal për të zhvilluar seanca plenare dhe nisur gjykimin e vandakut të ꞔështjeve të pagjykuara në tri vitet e fundit.

Pas më shumë se një vit konfliktesh, mosmarrëveshjesh mes Presidentit, Parlamentit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) brenda pak orësh u arrit të zgjidhet rebusi i formimi të trupës së re të Gjykatës Kushtetueëse, me gjyqtarë që skaneri i vettingut i ka nxjerrë të pakorruptuar, të aftë profesiomalisht dhe me integritet moral.

Presidenti Meta e përligji shpejtësinë e emërimit të juristit Përparim Kalo me “nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese”.

Emërimi si gjyqtar kushtetues i juristit Kalo, i ka hapur rrugën anëtarit të shtatë të trupës së Gjykatës Kushtetuese, për të cilin, të drejtën e emërimit të tij/saj Kushtetuta ia jep përsëri Presidentit.

Burime zyrtare pohuan për DW se kandidatja e shtatë në garë është Sonila Bejtja. Pritet që kandidaturën e saj, KED t’ia dërgojë këto ditë Presidentit Meta për ta firmosur.

SHBA përshëndet bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e konsideroi ” lajm të madh” bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti, KED-ja dhe Parlamenti, meritojnë një vlerësim të madh. Ky është rezultat i një veprimi urgjent nga ana e udhëheqësve, në linjë me opinionin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Shqipëria përmbush kushtet për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky është një hap shumë i madh përpara” tha ajo.

Me betimin të enjten (24.12) tek Presidenti Meta, të juristit Përparim Kalo, Shqipëria do të bëhet më në fund me një Gjykatë Kushtetuese funksionale.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 06:56

Titujt e portaleve, 24 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e cila de...