Aktualitet

Në vigjilje të Krishtlindjeve! Edhe lutja me masa kufizuese, në 18:00 nisi mesha tek “Shën Pali” nën drejtimin e Imzot

24 Dhjetor 2020, 06:56 Nga DOSJA
Në vigjilje të Krishtlindjeve! Edhe lutja me masa kufizuese, në

TIRANË– Sot festohet vigjilia e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët katolikë. Ndryshe nga vitet e tjera, kur mesha zhvillohej në orën 20:00, kësaj here për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe kufizimit me orën policore nisi në orën 18:00 në Katedralen e Shën Palit dhe në 18:30 në Dioqezat e tjera në vend.

Ishte imzot George Frendo, Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, ai që siguroi se ishin marrë masat e nevojshme për të shmangur grumbullimet e njerëzve, duke kërkuar leje për zhvillimin e ceremonisë tek Komiteti Teknik. 

Kryepeshkopi Anastas ka uruar herët në mëngjes të gjithë besimtarët me rastin e Krishtlindjes 2020. Sipas tij, këtë vit, Krishtlindjen do ta kremtojmë pa festime sipërfaqësore, pa u mbledhur familjarishtose me miq të shumtë, por edhe pa pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve nëceremonitë adhuruese. Janullatos në urimin e tij beson se vaksina është dhurata më e mirë që mund të merrnim në këtë kohë të vështirë.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri për të sjellë dhuratat. 

Jezusi besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Maria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dita e krishtlindjeve dita e krishtlindjeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Dhjetor 2020, 06:56

Titujt e portaleve, 24 dhjetor 2020

TIRANË-Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e cila de...