“Qëndrova në koma dhe tani kam jetën e dytë”/ Komandantja e policisë tregon historinë e saj, u aksidentua teksa po mbr
24 Dhjetor 2020, 06:31Nga DOSJA
TIRANË– Majlinda Brahja është një figurë shumë e njohur në radhët e policisë së shtetit. Prej vitesh me një karrierë të shkëlqyer e tashmë specialiste shërbimesh dhe komandante grupi në ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, ajo këtë herë, e ftuar në “E ardhmja është vajzë” ndau një moment shumë të vështirë nga jeta e saj.
Në vitin 2006 teksa ishte në detyrë për të ruajtur një person me rëndësi të lartë hetimi, Linda pëson një aksident i cili fillimisht u mendua se ishte i qëllimshëm.
“Duhet të lëviznim nga vendi ku ndodheshim për ta çuar familjen e këtij personi diku tjetër. Mu desh të kaloja rrugën për të marrë një qetësues dhe më vjen një makinë që po ecte shumë shpejt dhe më përplas duke më shkaktuar shumë dëmtime fizike. Vështirësia nuk qëndron vetëm në një mision të pambaruar por edhe tek fakti që unë qëndrova në koma për disa ditë. Kisha 17 të qepura në kokë dhe 4 thyerje në këmbë. E kam jetë të dytë këtë,”- rrëfeu Brahja me lot në sy, duke treguar edhe një herë forcën dhe përkushtimin ndaj profesionit të saj.
Marrë nga abcnews.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një automjet është djegur mëngjesin e sotëm afërsi të zonës së njohur si Fusha e Aviacionit. Policia e Shtetit ka njoftuar se është dëmtuar makina ...
TIRANË– Pas ngjarjeve tragjike që ndodhën njëra pas tjetrës në spitalin Shefqet Ndroqi, janë marrë masa të cilat e bëjnë më të vështirë daljen nga dh...
TIRANË– Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se Shqipëria ka siguruar infrastrukturën për të marrë vaksinën. I ftuar në “Open”, Brataj zbardhi bi...
TIRANË- Një makinë e zbukuruar me drita festive është fotografuar sot në rrugët e Kryeqytetit.Në foton e siguruar nga Dosja.al shihet një makinë e bardhë e...
TIRANË– Mjeku Dritan Ulqinaku ka deklaruar se COVAX ka sjellë një letër drejt Ministrisë së Shëndetësisë ku ka dhënë lajmin e mirë për ardhjen e vaks...
TIRANË– Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj u shpreh me bindje se protestat që përfshinë të gjithë vendin nuk ki...
TIRANË– Doktori Andi Koraqi ka ‘shuar shpresat’ e të gjithë qytetarëve që kanë ngritur sytë nga vaksina anti-covid. Në një lidhje me Skype, Koraqi th...