Aktualitet

Mbajti ‘peng’ vajzën e çiftit Pasho, dalin të tjera detaje tronditëse për Elonën, i dinte Viktorias një lidhje me bur

23 Dhjetor 2020, 22:49 Nga DOSJA
Mbajti ‘peng’ vajzën e çiftit Pasho, dalin të tjera

ITALIMediat italiane kanë zbardhur të tjera detaje për Elona Kaleshajn, e cila ndodhet pas hekurave për masakrimin e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në itali. Mësohet se ‘killerja’, siç dhe identifikohet tashmë Elona, mbante ‘peng’ me presione një prej vajzave të çiftit, Viktorian.

Ajo kishte mësuar se Viktoria kishte një lidhje me një burrë të martuar dhe me presione kishte siguruar ‘besnikërinë’ e saj. Nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se prokuroria ka vënë nën sekuestro apartamentin ku jetonte Elona. Aty janë gjetur gjurmë të dyshimta, për të cilat është e nevojshme të bëhet një ekspertizë që të dilet në konkluzione.

Sot prokurorja Ornella Galeotti vendosur paraburgim për Elona Kaleshin, e arrestuar për vrasjen e bashkëshortëve Pasho, “për shkak se ekziston rreziku i arratisjes”. Vetë ajo nuk ka pranuar të japë detaje në lidhje me krimin e akuzuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elona kalesha shpëtim pasho teuta pasho valixhja me trupa ne itali elona kalesha shpëtim pasho teuta pasho valixhja me trupa ne itali

Sondazh

Poll