Aktualitet

Brataj: Ma konfirmoi Silva Bino, kemi frigoriferë për 30 mijë doza vaksine por s’dimë datën e ardhjes, as Maqedonia e

23 Dhjetor 2020, 22:00 Nga DOSJA
Brataj: Ma konfirmoi Silva Bino, kemi frigoriferë për 30 mijë

TIRANË– Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se Shqipëria ka siguruar infrastrukturën për të marrë vaksinën. I ftuar në “Open”, Brataj zbardhi bisedën me Silva Binon dhe shtoi se Shqipëria ka siguruar frigoriferë -80 gradë për 30 mijë doza vaksine.

Për datën, Brataj tha se nuk di ta thotë një të saktë, madje shtoi se meqë po bëhen krahasime, duhet ditur se as Maqedonia e Veriut nuk ka një datë fikse për mbërritjen e vaksinës.

“Sapo ma konfirmoi Silva Bino. Kemi siguruar frigoriferë -80 gradë për 30 mijë doza vaksine. COVAX na ka siguruar se në tre muaj e parë do furnizojë me vaksina Shqipërinë, por nuk dihet cila vaksinë ende. Dua të them dhe që nuk ka datë as Maqedonia datë meqë bëhet krahasimi,”- tha Brataj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eni vasili skender brataj eni vasili skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Dhjetor 2020, 20:13

TIRANË– Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka garantuar se vaksinimi në Shqipëri do të nisë brenda datës 30 mars. Në një intervistë për ...