Art&Argëtim

Përplasja me socialistët, perëndimi në mbështetje të Agron Tufës

27 Prill 2019, 10:23 Nga DOSJA
Përplasja me socialistët, perëndimi në mbështetje

TIRANE- Agron Tufa është vërtet i sulmuar nga deputetë të maxhorancës dhe ish- ambasadorë shqiptarë në botë, por ka me vete ambasadat perëndimore në Shqipëri.

Ndërsa gjen pak mbështetje nga shqiptarët, diplomatët e huaj në Tiranë nuk ia kanë kursyer, madje solidarizohen me të.

Kështu dëshmon Tufa të ketë vepruar ambasadori i OSBE në Tiranë, gjatë një takimi të posaçëm në kulmin e sulmeve ndaj tij dhe institutit që drejton.

Bernd Borchardt ka zgjedhur shkrimtarin përballë kolegëve të tij shqiptarë dhe deputetit të PS.

Ja çfarë thotë Tufa:

Sapo dola nga një takim i këndshëm e mbresëlënës me Ambasadorin e OSBE në Tiranë, z. Bernd Bochardt. Temë e bisedës ishte puna e lëvdueshme studimore e dëshmuese e ISKK, për çka na përgëzoi, dhe në vijim, folëm gjerësisht për situatën e presionit, përbaltjes dhe kërcënimit të institutit tonë të Pavarur nga segmentet enveriste të politikës shqiptare. Nuk qe fort e nevojshme t’i flisja z. Bochardt për shantazhin, shpifjet, linçimin në stilin e gjyqeve popullore masive, që një media enveriste ushtroi mbi mua dhe mbi institutin e Pavarur qe unë drejtoj. Zoti Ambasador ishte i informuar hollësisht, ndër to edhe për topitjen e përkohshme dhe presionit që i bëhen Kuvendit nga enveristët në lidhje me ISKK-në.

Si nisi përplasja?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinw.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e sherrnajës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture agron tufa sherri braho tufa agron tufa sherri braho tufa

Sondazh

Poll