Art&Argëtim

‘Dheu ka rrëshkitur dhe tavani po bie’, Alketa Vejsiu merr nismën për t’i ndryshuar jetën ‘tarameles’

27 Prill 2019, 08:58 Nga DOSJA
‘Dheu ka rrëshkitur dhe tavani po bie’, Alketa Vejsiu merr

TIRANË- Moderatorja, Alketa Vejsiu dje na bëri me dije se udhëtoi drejt fshatit Mushqeta, ku vizitoi familjen e vogëlushit, Xhejson Bafti që u bë shumë i njohur pas pjesmarrjes në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Gjatë takimit me familjarët e ‘tarameles’ Alketa zbuloi dhe arsyen se pse kishte ndërmarrë këtë udhëtim.

Në fillimet e emisionit moderatorja deklaroi se do t’i ndryshonte jetën Xhejsonit të vogël, i cili nuk ndodhet në kushte të mira jetese. Dhe mesa duket ka ardhur koha që zotimi të çohet në vend. Alketa tregoi pamjet tejet të vështira të shtëpisë në të cilën jetonte Xhejsoni dhe ka vendosur të ndërmarrë një nismë për t’i ndërtuar një shtëpi të re.

Ajo ka vendosur të hapë një llogari bankare ku të gjithë mund të dhurojnë sa të munden, ndërkohë që informoi përmes një shkrimi në rrjete sociale se tashmë donacionin e parë e ka dhuruar vetë me shumë dashuri.

“Ka qenë një ditë shumë speciale kjo sot në një fshat ku s’më kishte rënë kurrë rruga; por fati të përcakton shpesh rrugë që si ke imagjinuar.
Mushqeta është një fshat i famshëm tani sepse Xhejson Bafti e ka bërë që ne ta njohim dhe ta duam! Natyra ishte vërtetë e mrekullueshme dhe aty kam kuptuar se pse fshati bën kaq shumë vend në jetën e këtij djali! Por mora dhe një mësim të madh jete; fytyrën e dashur të Xhejsonit që vetëm fal dashuri, qesh, përqafon prindërit, kujdeset për shokët, modeli i njeriut të mirë që i duhet shoqerisë edhe pse jeton në një shtëpi ku dheu ka rreshkitur, çimento është e çarë, ku tavani mund të bjerë dhe shiu futet brenda litar litar dimër verë…
Megjithatë familja e Xhejsonit nuk u ankua, më përcollën me lule dhe vezë fshati edhe pak qepë të njoma të mbjella nga gjyshja.
Ika që aty dhe dua tju kërkoj një ndihmë! Nuk e di si funksionon por deri të hënën në spektakël do ta kem zbuluar rruën zyrtare.
Kërkoj ndihmën tuaj që në një llogari bankare transparente për publikun, të japim një kontribut sado të vogël për t’i sistemuar një shtëpi këtij djali që jam e bindur “do ja dalë të bëjë diçka të mirë në këtë jetë”.
Nuk është një preference personale është rasti që vërtete mes maleve të Krrabës një mrekulli mund të ndodhë. Një shtëpi dhe një mundësi edhe më e mirë shkollimi ( ndoshta në Tiranë), duhet për Xheisonin. Në plot vende të botës kur ka femije me IQ të lartë e te spikatur, ka politika sociale që investojnë që këto mendje të veçanta të rriten dhe të zhvillohen!
S’më kërkuan asgjë, s’më është ankuar askush, por me dinjitetin e njerëzve punëtorë dhe të thjeshtë më pritën dhe përcollën me një buzëqeshje! 
E di që ka plot Histori të tjera që meritojnë vëmendje, ndoshta edhe më të dhimbshme; po të kisha një shkop magjik do perpiqesha për te gjjthë me shumë dashuri! Si fillim pak magji në jetën e këtij djali, për gjithë mirësinë që na ka falur! Donacionin e parë e dhuroj me shumë dëshirë vetë! Pres të më bashkoheni. Detajet keto ditë. Na ndiqni të hënën…
Faleminderit!”-shkruan Alketa Vejsiu.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu do t'i ndryshojë jetën nismë e veçantë taramelja xhejson bafti alketa vejsiu do t'i ndryshojë jetën nismë e veçantë taramelja xhejson bafti

Sondazh

Poll