Art&Argëtim

Renato Mekolli jep lajmin befasues, emisioni i gatimit s’do të realizohet. Ja arsyet

26 Prill 2019, 12:53 Nga DOSJA
Renato Mekolli jep lajmin befasues, emisioni i gatimit s’do të

TIRANË– Shef, Renato Mekolli u bë i njohur në emisionet e gatimit edhe për rreptësinë që e karakterizonte, ku shpesh biseda me të ftuarit degradonte në sherre. Para disa kohësh ai pati informuar nëpërmjet rrjeteve sociale se do të realizonte një projekt të ri, pjesë e të cilit do të ishin fëmijët, por mesa duket programi është anuluar.

Madje, Renato bëri edhe një diskutim mbi një titull të mundshëm që mund t’i vendosnin programit për fëmijë, ku do të zgjidhte një ndër 10 alternativat më të pëlqyera që do të shkruheshin nga publiku.

Arsyeja e pezullimit të emisionit për fëmijë është se nis sezoni i dytë i gatimit ‘Hell’s kitchen Albania 2’ dhe koha është e kufizuar për t’ju kushtuar dy emisioneve rresht.

“Të dashur miq, përsa i përket emisionit të fëmijëve, nuk do të fillojë këtë kohë, ashtu siç kisha premtuar, për shkak të punës gjigande që po bëhet për Hell’s Kitchen, por do të fillojë në një moment më të vonshëm. Deri atëherë, ju përqafoj të gjithëve.”-shkruan Renato Mekolli.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anulohet programi gatimit arsyet renato mekolli anulohet programi gatimit arsyet renato mekolli

Sondazh

Poll