Politike

23 Dhjetor 2020, 11:58 Nga DOSJA

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim në ambientet e librarisë “Tirana Times”, me një grup të rinjsh që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit. Të rinjtë kanë treguar problematikat me të cilat po përballen në vendin tonë në lidhje me arsmin sakaq Basha e ka cilësuar kthimin e  studentëve ekselentë në atdhe si një mesazh shprese për ndryshimin që kërkon vendi.

Të rinjtë ngritën disa prej shqetësimeve kryesore që ata kanë konstatuar me kthimin e tyre në vendlindje, ku parësor është punësimi dhe vështirësia për të krijuar sipërmarrje të reja. Duke iu përgjigjur këtyre problematikave, Basha solli shembullin europian të Start-up-eve të reja, pikërisht duke i mundësuar rinisë, të rinjve që duan të krijojnë një sipërmarrje të tyren, kredi me interesa të favorshme.  Lulzim Basha tha se që të ketë punësim dhe mundësi biznesi për të rinjët, duhet të ketë një ekomomi të lirë dhe të shëndetshme.


Po ashtu Basha ka akuzuar dhe qeverinë duke thënë se korrupsioni po e shkatërron ekonominë e vendit tonë. teksa ka dëgjuar nga të rinjët  shqetësimin e rritjes së arrogancës së qeverisë, që si pasojë ka riformatimin e një shoqerie indiferente, Basha ka thënë se ka ende shpresë për këtë vend, pasi sipas tij, ndryshimi ka dhe do të ketë fytyrën e rinisë. Sipas tij në 7 vite qeveria ka marrë vendime të gabuara.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha takim me te rinjte lulzim basha takim me te rinjte

Sondazh

Poll

Politike 23 Dhjetor 2020, 11:35

TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi përmendi pagat që marrin ministrat, deputetët dhe krerët e institucioneve të ndryshme në vend.Ka burra dhe gra në Kuvend që...