Aktualitet

I sulmuar me armë lokalin gjatë natës, flet vëllai i efektivit të “Shqiponjave”: Na hapën derën e oborrit, kemi punua

23 Dhjetor 2020, 09:57 Nga DOSJA
I sulmuar me armë lokalin gjatë natës, flet vëllai i

SHKODËR- Vlash Pjetri, vëllai i efektivit të Policisë së Shtetit, lokali i të cilit u sulmuar me armë zjarri, ka dhënë një tjetër intervistë për mediat. Ai u shpreh se nuk kanë konflikte me asnjë dhe se gjithçka mund të ketë ndodhur prej punës së Albertit. Por sërish nuk përmend asnjë emër.

Si familje kemi qenë të gjithë në shtëpitë tona. Lokali ka pasur një orë që ka qenë i mbyllur. Kemi dëgjuar krismat dhe kemi dalë për të parë lokali. Kur e kanë thirrur vëllanë me ardhur më dhënë deklarim kemi parë makinën, ka qenë e parkuar në oborr. Kanë hapur portën dhe kanë qëlluar edhe makinën. Nuk i kemi bërë gjë dikujt. Kemi punuar me djersën e ballit, pavarësisht punës që bëjnë vëllerëzit. Nuk kemi pasur probleme. Asnjë konflikt. Përveç vëllait që punon me Shqiponjat. Pastaj ne të tjerët s’kemi pasur asnjë me asnjë. Nuk mund të akuzojmë asnjeri pa prova. Lokali nuk ka pasur kamera, sepse ne jemi familje rreth e rrotull, jemi të qetë se s’kemi probleme. Me grupin hetimor ka folur vëllai. Goditja dhe kërcënimi ka qënë për shkak të vëllait, se ne të tjerët kemi qënë në punën tonë. Nuk e di të ketë pasur probleme me ata që ka shpallur në kërkim,”- u shpreh vëllai. 

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Dobraç të Shkodrës, në ambientët e jashtme të lokalit në pronësi të efektivit të “Shqiponjave” Albert Pjetri. Sot Policia ka shpallur në kërkim 4 persona, mes tyre edhe “Kumbarin e Shkodrës”, Bardhok Planajn.

Në dëshminë e dhënë në Komisariat, efektivi tregoi se e kishte ndaluar gjatë një nate shërbimi Rivaldo Planajn dhe 3 të tjerët në makinë me të dhe i kishte sekuestruar mjetin. Kjo është e vetmja pistë që po hetohet deri më tani.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert pjetri sulmohet lokali i efektivit ne shkoder vlash pjetri albert pjetri sulmohet lokali i efektivit ne shkoder vlash pjetri

Sondazh

Poll