Aktualitet

‘Ndalo Policia!’/ I bëri shenjë për ‘stop’, Rivaldo Planaj i bëri rezistencë efektivit të “Shqiponjave”, hakun

23 Dhjetor 2020, 09:36 Nga DOSJA
‘Ndalo Policia!’/ I bëri shenjë për

SHKODËR– Katër persona të identifikuar si: Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj, janë shpallur nër kërkim pasi akuzohen si autorët e sulmit me armë zjarri në lokalin e efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri në Shkodër.

Mësohet se efektivi i Policisë ka ndaluar në kohën që ishte në shërbim, Rivaldo Planaj, i cili ka tentuar që të mos i bindet urdhërit për ndalim. Megjithatë në një moment është ndaluar dhe ka debatuar me efektivin Pjetri, i cili i ka sekuestruar makinën.

Ka qënë vetë efektivi ai që e ka rrëfyer rastin gjatë marrjes në pyetje në Komisariat dhe dyshon se sulmi ka ardhur prej Planajt, dhe se bashkëpunëtore me të janë edhe tre shtetas të tjerë, të cilët kanë qënë në makinë në momentin e përplasjes. 

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Dobraç të Shkodrës, në ambientët e jashtme të lokalit në pronësi të efektivit të “Shqiponjave” Albert Pjetri. Sot Policia ka shpallur në kërkim 4 persona, mes tyre edhe “Kumbarin e Shkodrës”, Bardhok Planajn.

Në dëshminë e dhënë në Komisariat, efektivi tregoi se e kishte ndaluar gjatë një nate shërbimi Rivaldo Planajn dhe 3 të tjerët në makinë me të dhe i kishte sekuestruar mjetin. Kjo është e vetmja pistë që po hetohet deri më tani

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert pjetri sulmohet lokali i efektivit ne shkoder albert pjetri sulmohet lokali i efektivit ne shkoder

Sondazh

Poll