Politike

23 Dhjetor 2020, 11:35 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi përmendi pagat që marrin ministrat, deputetët dhe krerët e institucioneve të ndryshme në vend.

Ka burra dhe gra në Kuvend që presin datën 15 ose 30 të muajit për të tërhequr pagën e tyre në bankë, u shpeh Murrizi për disa nga deputetët të cilët janë në Kuvend. Ai zgjodhi që të mos jepte emra por tha se disa prej deputetëve e kanë jetikë këtë pagë për të mbajtur familjet e tyre.


Fjala e plotë e Myslym Murrizit:

Shof që në ligjet për pensionet shtohet një kategori tjetër e funksionarit, ndërsa mediat japin sqarimin që Kuvendi, pagat a ku di unë pensionet të ish deputetëve që nuk do jenë më në këtë sallë pas 25 prillit. Kolegu Qefalia e kam më shumë për opinionin se mediat cfarë nuk shkruajnë . Do doja të isha konkret ashtu si në një mkledhje të BYROS, për dijeni të shqiptarëve 14o deputetë të shqipërisë janë numri 10 në hartën e njerëzve më të paguar të këtij vendi prej shumë vitesh. Pas 2016 rreth 800 gjytqrë dhe prokurore marrin nga 3 milionë e tre kusurë lekë kur depuettë e kanë rrogë 1 milionë e ca të vjetra në muaj. Drejtori KESH merr 3 milionë leke në muaj, i fondit shqiptar të zhvillimit, i OST, 19 gjyqtarw të gjykatës sw lartë, dyfish të pagës së deputetit, drejtues të bankës së shqipësërisë. Dhe më herët kam theksuar se populizmi hipokrit i këtyre që kanë drejtuar Shqipërisë pas kësaj, të gjithë banorët e kësaj salle. Për hatër të 50 individëve në 30 vite, maksimalja të tjerët janë bërë pis si këta të pangopurit. Unë në respekt të plotë dhe pse nga 2008 nuk kanë ardhur përfaqësues, do përmendja jo pak burra që sot jetojnë me atë pension dhe jetojnë me ato të ardhura. Kujtim Bino, Arbër Qilimi, Xhevded Mehmeti e shumë të tjerë që nuk dihet se nga janë. Kanë qënë në këtë sallë, nuk kanë pasur akses të firmosin miliarda. Nuk kanë pasur firmë për koncesione. Këta karrigexhinjtë pas meje kanë njullosur të tjerët. Ndaj 200 e 800 euro në muaj e kanë deputetë e Kosovës në muaj. Jemi vendi i fundit për pagë. Nga hipokrizia e këtyre. Këtu ka burra dhe gra që presin datën 15 dhe 30 për tju drejtuar bankës për të tërhequr rrogën për të mbajtur familjen me bukë. E kanë jetike për të mbajtur familjen me frymë. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslym murrizi seance plenare 23 dhjetor 2020 myslym murrizi seance plenare 23 dhjetor 2020

Sondazh

Poll