Sport

Dede: Po përgatitemi për turneun e 2021-shit, ju tregoj takimin me Rejën

24 Prill 2019, 10:48 Nga DOSJA
Dede: Po përgatitemi për turneun e 2021-shit, ju tregoj takimin me

Kombëtarja U-18

Është hera e parë që po krijohet një kombëtare U-18, është moshë delikate. Numri i futbollistëve është i madh dhe ne jemi munduar të marrim elementët që kemi vëzhguar. Ka edhe probleme sepse U-18 nuk akorodon me datat e FIFA-s dhe UEFA-s dhe shumë klube nuk i lejojnë lojtarët. Bëmë disa ftesa për lojtarë që luajnë në Itali dhe Gjermani, por nuk erdhën dot pasi klubet janë në aktivitete. Do të mundohemi të marrim informacion të saktë dhe pastaj do të kriojmë grupin. Po bëhemi gati për aktivitetin zyrtar të 2021. Kemi strategji të marrim lojtarë të datëlindjes 2001-2002.

Miqësorja me Maqedoninë e Veriut

“U bë një paraqitje e mirë, është e parë dhe vështirë të shfaqesh solid. Lista do të jetë 50 me 50 mes lojtarëve vendas dhe atyre jashtë. Në të ardhmen do të shkojmë në turne. Është e vështirë të afrojmë lojtarë pa minuta, pavarësisht talentit.”

Takimi me Rejan

“Që pas prezantimit, të nesërmen, ka kërkuar takim me të gjithë trajnerët e moshave. Diskutimi ishte pozitiv, Reja ishte energjik dhe donte informacion për U-21 dhe U-19, do t’i ndjek nga afër. Ai do të stabilizojë formacionin dhe pastaj do të vëzhgojë lojtarët e talentuar. Fryma e bashkëpunimit do të jetë e lartë. Shpresojmë se korniza e kombëtares A të jetë e bukur, pastaj nga ajo rrjedh gjithçka

Gjendja e ekipeve të moshave

“Problemi është  zhvillimi i kushteve dhe terreneve sportive, sado që federata mundohet, organizimi i përket klubeve. Ne varemi nga klubet por furnizimi i moshave të rritet nga viti në vit dhe ta kemi përzgjedhjen e vështirë, por nuk bëhen fjalë për 1 apo 2 vjet por për projekte afatgjata”.

Marrë nga Panorama Sport 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kombetarja u-18 takimi me rejan kombetarja u-18 takimi me rejan

Sondazh

Poll