Politike

Bledi Çuçi: Qytetari është i paprekshëm, por edhe polici s’preket

23 Dhjetor 2020, 00:39 Nga DOSJA
Bledi Çuçi: Qytetari është i paprekshëm, por edhe

TIRANË– Ministri Bledi Çuçi ka komentuar pamjet me anë të të cilave aktivistët e AMT-së pretendonin se ishin dhunuar nga efektivët e policisë.

I ftuar në “Open”, Çuçi u përball me pamjet dhe pikë së pari tha se aty nuk kuptohej asgjë e jo më se kishte dhunë. Shoqërimin e artistëve dhe të aktivistëve, Çuçi e konsideroi të drejtë, teksa shtoi se ata kanë kundërshtuar policin dhe kanë tentuar ta dhunojnë atë.

Ministri pranoi se ka pasur shkelje nga ana e policëve për të cilët janë marrë masa dhe tha se të shoqëruarit janë liriar menjëherë.

Në fund ai theksoi se qytetari është i paprekshëm, por edhe polici është i paprekshëm.

“Menjëherë kam urdhëruar shërbimin e brendshëm,  njëri thotë që është goditur, shërbimi i brendshëm  ka hetuar që atë natë dhe po ju them që shoqërimi është vlerësuar i drejtë sepse kanë kundërshtuar kanë tentuar të dhunojnë policin, pavarësisht se trajtimi ka qenë shumë i butë, as në dhoma nuk janë futur kanë qëndruar në korridor derisa janë bërë procedurat, Mërtiri ka thënë se është gazetar dhe është liruar menjëherë. Ka pasur diskutim, përplasje. Ka pasur shkelje dhe kam urdhëruar fillimin e procedimit ndaj policëve që është bërë shkelja. Ia ka dhënë vetë polici që të bëjë një prospektim mjekoligjor, qytetari është i paprekshëm dhe polici është i paprekshëm,”- tha Çuçi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi bledi çuçi

Sondazh

Poll

Politike 22 Dhjetor 2020, 21:34

TIRANË– Ministri Bledi Çuçi ka deklaruar me bindje se ngjarja e ndodhur në Shkodër nuk ka lidhje me një nga pronarët e lokalit që u sul...

Politike 22 Dhjetor 2020, 20:23

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka cilësuar si një ngjarje që ka hedhur mjegull mbi punën e Policisë së Shtetit dhe që tashmë...