Aktualitet

U shkarkua para dy muajsh si administrator i Njësisë Rrethina, flet Vlash Pjetri, vëllai i policit që iu sulmua lokali me br

22 Dhjetor 2020, 21:50 Nga DOSJA
U shkarkua para dy muajsh si administrator i Njësisë Rrethina, flet

SHKODËR– Vlash Pjetri, ish administrator i Njësisë Rrethina shprehet se as ai, as vëllezërit e tjerë nuk kanë qenë në lokal në momentin e sulmit. Po sipas tij, ata kanë qenë nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa lokali i mbyllur.

Në një komunikim me celular për Balkanweb, Pjetri thotë se nuk i di arsyet e kësaj ngjarje, pasi asnjëri prej tyre s’ka pasur probleme me ndonjë person.

“Nuk kemi qenë brenda në lokal. Kemi qenë në shtëpitë tona dhe lokali ka qenë i mbyllur. Nuk e dimë nga ka ardhur kjo ngjarje, policia po heton,” – tha ai.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme. Lokali në pronësi të Albert Pjetrit, efektiv policie i forcave “Shqiponja” u sulmua me arme zjarri. Rrethanat mbeten të pqarta, ndërkohë që policia po kreh zonën për të zbuluar autorët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfred pjetri nikoll pjetri sulmohet lokali i efektivit ne shkoder vlash pjetri alfred pjetri nikoll pjetri sulmohet lokali i efektivit ne shkoder vlash pjetri

Sondazh

Poll