Aktualitet

“Ka pasur krisma”/ Pyetet për të shtënat me armë në Shkodër, ministri Çuci s’e mban dot të qeshurën në studio

22 Dhjetor 2020, 21:16 Nga DOSJA
“Ka pasur krisma”/ Pyetet për të shtënat me armë

TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi s’e ka mbajtur dot të qeshurën kur është pyetur për sulin me armë zjarri në Shkodër.

Ndërkohë që ai ishte i ftuar në “Open”, gazetarja Eni Vasili, e pyeti nëse mund të jepte ndodnjë infomracion tjetër në lidhje me ngjarjen në fjalë, por Çuçi s’u përmabjt dot.

Përveçse i tha Vasilit se ajo që po lexonte ishte deklarata e policisë, qeshi tha: Ka pasur krisma!

Pjesë nga biseda

Vasili: Ka pasur të shtëna me armë zjarri, policia ka njoftuar se rreth orës rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P….

Çuçi: Ajo që po lexon është deklarata e Policisë

Vasili: E di, e di, atë po lexoj….po pyes nëse ju keni ndonjë detaj tjetër në lidhje me ngjarjen…

Çuçi: (qesh), ka pasur krisma…(qesh sërish)

Vasili: Nuk keni..ok…kalojmë në publicitet

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bledi çuçi sulmohet lokali i efektivit ne shkoder bledi çuçi sulmohet lokali i efektivit ne shkoder

Sondazh

Poll