Aktualitet

Del njoftimi zyrtar: Nuk ka të plagosur nga breshëria e plumbave në Shkodër, FNSH-ja po ‘kreh’ zonën

22 Dhjetor 2020, 20:57 Nga DOSJA
Del njoftimi zyrtar: Nuk ka të plagosur nga breshëria e plumbave

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me breshërinë e plumbave që vërshuan mbrëmjen e sotme në drejtim të lokalit të efektivit të forcave “Shqiponja”, Alfred Pjetri.

Në njoftim zyrtar, saktësohet se si pasojë e plumbave nuk kanë mbetur përsona të plagosur, ndërkohë që shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër, po krehin zonën dhe janë vënë në kërkim të autorëve.

Njoftimi i policisë Shkodër/ Informacion paraprak: Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P. Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulmohet lokali i efektivit ne shkoder te shtena me arme ne shkoder sulmohet lokali i efektivit ne shkoder te shtena me arme ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 18:03

ITALI– Videoja që po shikoni tregon momentin e arrestimit dhe të transportimit drejt komisariatit të Elona Kaleshit, të akuzuarës së vrasjen e çift...