Aktualitet

Mutacioni i Covid, Ulqinaku: Do dërgojmë mostra në Londër, s’ia vlen tu futemi investimeve për laboratorë të sofistikua

23 Dhjetor 2020, 00:52 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid, Ulqinaku: Do dërgojmë mostra në Londër,

TIRANË– Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i Institutit të Shëndetit Publik, (ISHP) deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë laborator që të kuptojë nëse në vendin tonë ka njerëz të infektuar me llojin e ri të Covid-19.

I ftuar në ‘Repolitiks’, Ulqinaku tha se Shqipëria, bazuar në disa indicie do të nisë mostrat në laboratorët në Londër, të cilët janë të parët që e kanë zbuluar këtë mutacion të virusit.

Ai shtoi se është më mirë të bëhet kjo gjë se sa t’i futen një pune me investime të mëdha e laboratorë të sofistikuar, sepse nuk ja vlen.

“Duhen laboratorë të një standardi që nuk ia vlen t’i futemi. Ne nuk e dallojmë dot, por bëjmë diçka tjetër, marrim mostra të personave me COVID dhe i dërgojmë në Londër, kjo është një mënyrë për të zbuluar nëse janë me COVID të ri apo jo. Tani do fillojnë organizimet e reja për të dërguar mostra në Londër. Do marrim mostra rastësore, mbi disa indice. Nuk ka sens të krijojmë laboratorë të nivelit 3-4, do shumë investime, shumë siguri, do shumë trajnime të njerëzve që duhen vite,”- tha Ulqinaku.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan ulqinaku mutacioni i covid dritan ulqinaku mutacioni i covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Dhjetor 2020, 21:57

SHKODËR– Dosja.al ka siguruar fotot e dy prej tre vëllezërve Pjetri që menaxhonin lokalin që u sulmua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Shkodër. Siç...