Bota

Tronditet Franca/ Shkuan të parandalonin dhunën në familje, 48-vjeçari vret me armë zjarri tre policë

23 Dhjetor 2020, 07:11 Nga DOSJA
Tronditet Franca/ Shkuan të parandalonin dhunën në familje,

FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e së martës në Francë ku një person ka vrarë 3 policë dhe ka plagosur një tjetër.

Mediat vendase, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin francez Saint-Just , ku një grua ka kërkuar ndihmën e policisë për të shpëtuar nga dhuna e ushtruar nga bashkëshorti i saj. Sakaq mësohet se në momentin që policia ka arritur në vendin e ngjarjes, kryefamiljari në moshën 48-vjeçare ka hapur zjarr ndaj tyre ku si pasojë kanë humbur jetën 3 efektivët, të moshës 21, 37 dhe 45 vjeç.

Ndër të tjera në media theksohet se pasi autori ka qëlluar mbi policët ka vënë zjarrin banesës, por fatmirësisht është arritur që të shpëtohet bashkëshortja e tij e cila qëndronte e fshehur në çatinë e shtëpisë.

Ndërkohë policia po punon për kapjen dhe identifikimin e autorit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vriten 3 police ne france vriten 3 police ne france

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2020, 07:09

Bie qeveria e Izraelit, zgjedhjet e reja në mars

Izraeli do të mbajë zgjedhjet e tij të katërta brenda dy vitesh, pasi një qeveri e unitetit e udhëhequr nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, nuk arriti të përm...