Bota

Spitalet në Britaninë e Madhe të tejmbushur, personat me sëmundje të tjera në pritje të gjatë për shkak të ngarkesës

22 Dhjetor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Spitalet në Britaninë e Madhe të tejmbushur, personat me

BRITANIA E MADHE– Spitalet në Britani janë tejmbushur për shkak të infektimeve të larta me Covid-19, duke shkaktuar kështu dhe probleme për trajtimin e personave me sëmundje të tjera, si në rastin e kancerit.

Rreth 2,034 pacientë me virus u pranuan ditën e djeshme në spitalet e Britanisë së Madhe, ku punonjësit shëndetësor, po përballen me një valë më të lartë sesa ajo e para.

Ndërkohë, shefat e shëndetësisë paralajmëruan anulimin e mijëra operacioneve rutinë,  duke shkaktuar kohën më të gjatë të pritjes në urgjencat shëndetësore (NHS), për dekada.

Natën e kaluar spitalet në Londër, ku rastet dyfishohen afërsisht çdo gjashtë ditë, po përballeshin me shmangie të operacioneve të kancerit. Në Jug-Lindje, gjysma e të gjithë shtretërve spitalorë janë të zënë nga pacientë me koronavirus, krahasuar me 27 përqind të një javë më parë. Nëse situata vazhdon të përkeqësohet, kjo mund të ketë një ndikim në përhapjen e vaksinave pasi stafi që kryen programin mund të duhet të rishpërndahet për të trajtuar pacientët. Vetëm mbrëmjen e djeshme ka pasur, 16,526 pacientë në spitalet e Anglisë.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 2,073,511 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 67,616 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe covid-19 ne britanine e madhe covid-19 ne uk britania e madhe covid-19 ne britanine e madhe covid-19 ne uk

Sondazh

Poll