Bota

FOTO/ Princi William dhe Princeshë Kate fotografohen duke thyer rregullat e Covid-19

22 Dhjetor 2020, 08:35 Nga DOSJA
FOTO/ Princi William dhe Princeshë Kate fotografohen duke thyer rregullat e

ANGLI-Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë akuzuar për thyerjen e rregullave të koronavirusit, pasi janë grumbulluar më shumë se gjashtë veta. Sipas DailyMail, Princi William dhe Kate, së bashku me tre fëmijët janë takuar me Princin Edward dhe familjen e tij në Sandringham.

William, Kate, Princ George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, gruaja e tij Sophie dhe fëmijët e tyre Lady Louise Windsor , 17 vjeç dhe James Viscount Severn 13 vjeç, janë bashkuar në Earl of Wessex.

Familjet mbretërore po bënin një shëtitje në pyll për Krishtlindje në rezidencën e Mbretëreshës Norfolk. Të dyja palët mbërritën vetëm dhe u takuan duke krijuar një grup prej 8 vetash.

Ndërkohë, Daily Mail  ka fotografuar familjen mbretërore të bashkuar, pas një telefonate të marrë. Rezidenca Norfolk e Mbretëreshës ka në fuqi rregullat  e Nivelit të Dytë, të cilat nënkuptojnë se vetëm gjashtë persona përfshirë fëmijët mund të takohen jashtë nëse nuk janë nga e njëjta familje. Ata që shkelin rregullat mund të përballen me gjobë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota princ william princesh kate princ william princesh kate

Sondazh

Poll