Bota

FOTO/ Serbia vendos zbukurimet për festat e fundvitit, ndër to edhe një penis para Kuvendit, autori i veprës: Kjo është pa

21 Dhjetor 2020, 16:58 Nga DOSJA
FOTO/ Serbia vendos zbukurimet për festat e fundvitit, ndër to edhe

SERBI- Serbia ka vendosur zbukurimet për fundvit. Në mes të zbukurimeve të vendosura është edhe një një “objekt i çuditshëm” në formën e një organi mashkullor gjenital. Dekori në form penisi, i quajtur “Mbaje dritën” është vendosur në mes të Beogradit dhe para selisë së Kuvendit. Ai është 4 metra e lartë dhe i ndriçuar me rreth 1,500 lampa prej ari.

Fotot e këtij zbukurimi janë bërë virale në internet duke marrë një vëmendje të madhe për shkak të formës së tij ndrushe nga çdo zbukurim tjetër. Ndërkohë që artisti Andrej Josifovski, që e beri këtë vepër ka deklaruar se kjo është pasoja e të gjitha veprimeve që janë bërë nga njerëz të ndryshëm si prishja e monumenteve kulturore, prerja e pyjeve dhe ndotja e lumenjëve.

“E gjithë kjo u bë në frymën e veprimeve në shkallë të gjerë të ngritjes së monumenteve, burimeve, prerjes së pemëve, shkatërrimit të arkitekturës, ndotjes së lumenjve… Lista është e gjatë, dhe kjo është kandidatura për kryetarin e vetëm të vërtetë të këtij qyteti”, shpjegoi Andrej Josifovski.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni andrej josifovski penisi ne forme zbukurimi andrej josifovski penisi ne forme zbukurimi

Sondazh

Poll