Bota

Shpërthen fabrika e demontimit të eksplozivëve në Itali, humbin jetën 3 persona 

21 Dhjetor 2020, 16:54 Nga DOSJA
Shpërthen fabrika e demontimit të eksplozivëve në Itali,

ITALI- Tre persona kanë humbur jetën pasi ka shpërthyer një fabrikë në Casalbordino, në provincën qendrore të Chieti.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Filippo Marinucci, i cili ka njoftuar se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën ‘Esplodenti Sabino’, e merret me riciklimin e barutit dhe demontimin e të gjitha llojeve të municioneve, si bombat e avionëve, raketat dhe minat detare.

Sakaq mediat italiane bëjnë të ditur se  fabrika është në pronësi të Gianluca Salvatore, i cili është një person që është hetuar nga gjykata italiane për shkelje të rregullave të parandalimit të aksidenteve.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë ndërkohë që hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(a.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthen fabrika demontimit të eksplozivëve shperthen fabrika demontimit të eksplozivëve

Sondazh

Poll