Aktualitet

Mutacioni i ri i Covid, Silva Bino: Deri tani nuk ka të dhëna që paraqet forma të rënda të sëmundjes, do të përditësoj

21 Dhjetor 2020, 14:10 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid, Silva Bino: Deri tani nuk ka të dhëna që

TIRANË– Varianti i ri i Covid ka panikosur njerëzit anë e mbanë botës, saqë disa shtete kanë mbyllur kufinjte me Britaninë e Madhe, vend ku u shfaq për herë të parë. Shqipëria një prej tyre.

Gjatë konferencës me gazetarët, anëtarja e Komitetit të Ekspertëve Silva Bino u pyet për variantin e ri të COVID-19.

Bino tha se nisur nga informacionet e autoriteteve britanike, nuk ka të dhëna që varianti i ri paraqet forma të rënda të sëmundje dhe riinfektime.


“Kryesisht është identifikuar në Angli dhe më pak në Uells. Gjithashtu është identifikuar në disa vende të tjera, si Danimarkë, Holandë. Deri tani nuk ka të dhëna që paraqet forma të rënda të sëmundjes. Është një e dhënë e saktë duke pasur parasysh që Britania e Madhe kryen sekuencimet më të larta në Europë dhe botë. Ka një sistem survejance perfekt dhe ka të dhëna të sakta. Për riinfektimin deri tani nuk vërehen të dhëna që ky virus të ketë shkaktuar riinfkesione. Ky variant ka të njëjtën sjellje si virusi bazë. Ata kanë vendosur një sistem monitorimi të saktë lidhur dhe me riinfeksionet. Ne do të përditësojmë sistemin tonë të survejancës”, deklaroi Bino.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mutacioni i ri i covid silva bino mutacioni i ri i covid silva bino

Sondazh

Poll