Aktualitet

I prerë me thikë në fyt/ 35-vjeçari në gjendje të rëndë, dëme të mëdha në laring dhe ezofag. Mjekët e fusin me urgj

21 Dhjetor 2020, 13:33 Nga DOSJA
I prerë me thikë në fyt/ 35-vjeçari në gjendje

HIMARË– Një 35-vjeçar është gjetur i masakuar në Himarë. I riu ende i paidentifikuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është gjetur i prerë në fyt me thikë dhe me fraktuara në kokë dhe trup. Ndërkohë siç shihet në foton e mëposhtme, i riu është i shtrirë përmbys sakaq poshtë kokës ka dy duart. Po ashtu në foto shihet se i riu është i mbuluar me gjak.

Mësohet se pas një konflikti të çastit, 35-vjeçar është prerë me thikë nga agresori i tij dhe është gjetur në gjendje të rëndë nga banorët e zonës. Këta të fundit kanë lajmëruar ambulancën, e cila e ka dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Fillimisht i riu është dërguar në spitalin e Vlorës, ku mjekët e kanë futur menjëherë në operacion pasi i riu kishte marrë plagë të thella. Por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, është sjellë për në Tiranë. Sipas të dhënave të para i riu ka pësuar dëmtime të mëdha në laring dhe ezofag. 

Ndërkohë Policia e Sarandës ka nisur kërkimet dhe  po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngjarja ne himare person i prere ne fyt ngjarja ne himare person i prere ne fyt

Sondazh

Poll