Aktualitet

Kush janë të prangosurit e mega-operacionit/ Ramazan Rraja bëri xhiron e rrjetit me dhunimin e ‘shoqes’. Musa Gjikola bë

21 Dhjetor 2020, 13:32 Nga DOSJA
Kush janë të prangosurit e mega-operacionit/ Ramazan Rraja bëri

TIRANË– Operacioni “Atos” ka vendosur para drejtësisë 6 shqiptarë, të cilët konsideroheshin “kokat” e trafikut të kokainës nga vendet latinë drejt Europës. Disa prej tyre janë emra të panjohur për publikun ndërsa të tjerë kanë një skedë të bollshme në Policinë shqiptare dhe jo vetëm.

Për shembull, Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, bëri bujë një vit më parë, pasi më datë 31 korrik në ambjentet e QSUT-së ai u filmua duke dhunuar një grua. Pamjet që rrodhën në media ishin vërtetë të rënda, pasi 27-vjeçari shfaqej disa herë duke e goditur në kokë dhe trup me grushte të renë.

Ndërsa një tjetër personazh i njohur është edhe Musa Gjikola, i cili më 3 janar 2015 u prangos në Angli dhe iu sekuestruan 300 000 stërlina fryt i aktiviteteve të kundra ligjshme. Bashkë me shokët e tij; Përparim Hoxha dhe Alban Neza.

 Më konkretisht Musa Gjikolës ju sekuestruan 30 000 stërlina si edhe një kartë identiteti greke e falsifikuar, dhe u dënua me 3 vite burg, dënim që e ka mbyllur 2 vite më parë. Mesa duket nuk ka zënë mend dhe sërish iu ka kthyer zakonit të vjetër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet musa gjikola operacioni atos ramazan rraja musa gjikola operacioni atos ramazan rraja

Sondazh

Poll