Dosja 339’/ Laboratori i heroinës në Has, Altin Avdyli kërkon përjashtimin e gjyqtares së çështjes
21 Dhjetor 2020, 09:28Nga DOSJA
TIRANË– Altin Avdyli kërkon përjashtimin nga çështja në gjykim “339”, gjyqtaren Daniela Shirka.
Në kërkesën e tij dhe avokatit të tij, Avdyli shprehet ndër të tjera se gjyqtarja në fjalë ka dhënë vendim për një pjesë të dosjes “339/3” ndaj nuk mund të gjykojë çështjen në fjalë “339/2”.
“Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me relatore znj. Danile Shirka, me Vendimin Nr.28, date 28.10.2020, (per të njëjtin procedim) ka vendosur:Duke qënë se pë të njëjtin procedim është shprehur më vendim, kjo gjyqtare Daniela Shirka, nuk mund të gjykoje ceshtjen me penale nr. 38, me te pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli, etj.Kërkesa jonë gjen mbështetje në:
Neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sanksionon se: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj”.
Që këtej rrjedhin parimet e një procesi të rregullt ligjor:
E drejta e një gjykimi të drejtë dhe publik; Brenda një afati të arsyeshëm; Nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme Nga një gjykatë e caktuar me ligj Neni 18 i K. Pr. Penale sanskion: “1. Palët mund të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit:
a) në rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17;
b) kur gjatë ushtrimit të funksioneve dhe para se të jetë dhënë vendimi ai ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet ose rrethanat objekt procedimi”.
Operacioni Volvo 4, si u arrestuan të “fortët” e Shijakut bashkë me 2 ish-deputetët e PS-së, Arben Ndoka dhe Cuko
Pasditen e 21 tetorit 2018, autoritetet ligjzbatuese shqiptare finalizuan operacionin e njohur si “VOLVO 4”. Nga operacioni u godit grupi i laboratorit të heroinës në Has, grupi i Shijakut, ndërsa janë àrrestuar edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, që dolën nga përgjimet e grupit kriminal të Avdylajve.
Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndërsa Arben Çuko u vendos në prànga krejt rastësisht, për ryshfet.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Miratohet akti normativ i qeverisë për vrasjet nga policia e shtetit. Në të thuhet se familja do të marrë pensionin e ndihmës sociale mirëpo 8 fish...
TIRANË– Vrasja e Xhulio Prelës ka një autor që është identifikuar nga grupi hetimor, por që për publikun mbeten ende ‘sekret’ gjeneralitetet e tij. Gazetar...
TIRANË– Ndarja nga jeta e mjekut Drini Dobi ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.Mes atyre që kanë reaguar për ndarjen nga je...
TIRANË– Një 28-vjeçar nga Durrësi është prangosur pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli. Policia e Shtetit ka prangosur me qëllim ekstra...
Aktualitet21 Dhjetor 2020, 07:34
TIRANË– Apelet për të qëndruar në shtëpi, duket se nuk kanë funksionuar me shqiptarët. Këta të fundit, me ose pa pandemi nuk heqin dorë nga zakoni i tyre p...
ITALI-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho, trupat e të cilëve u gjendën të copëtuar dhe të futur në 4 vali...