S’ka nevojë për KOMENT! Bëni ç’të bëni mos kaloni nga Astiri, super trafik, “lojë nervash” për shoferët
TIRANË– Nëse po planifikoni që të lëvizni me makinë në kryeqytet, bëni ç’të bëni por shmangni kalimin nga zona e Astirit. Siç shihet edhe nga...
TIRANË– Shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi u shpreh në ‘Euronews Albania’ se do të ketë ndryshime të masave anti-COVID gjatë festave të fundvitit.
“Duke parë indikatorët besoj se do të kemi ndryshime. Megjithatë është për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës”, u shpreh mjeku.
Koraqi sqaroi se ende nuk mund të themi se saktësi se në Shqipëri po bie kurba e numrin të personave të infektuar. Ai theksoi se duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo.
“Ka disa ditë që duket sikur ka rënë numri i të infektuarve, në fakt kjo duhet të zgjasë dhe duhet shikuar edhe javës tjetër nëse është reale, apo është rastësi që numri i të infektuarve ka rënë. Ndoshta vjen si pasojë e afrimit të festave. Duhet parë në vazhdimësi nëse kjo rënie është e qëndrueshme apo jo. Pashë dje që numri i të shtruarve në spitale kishte rënë me rreth 20%. Nëse kjo është e qëndrueshme, kemi realisht një numër më të vogël të të infektuarve, kjo duhet parë në javët në vazhdim”, tha ai.
Në lidhje me mutacionin që ka pësuar virusi, studim ky i Britanisë së Madhe, mjeku tha se tashmë virusi është bërë më i transmetueshëm.
“Akoma nuk është se ka një studim të mirëfilltë, ku ka shënuar ose ku qëndron ky mutacion, çfarë ka shkaktuar tek virusi. Thuhet se virusi është bërë më i transmetueshëm, por nuk ka ndryshuar formën e tij klinike. Ajo që është më e rëndësishme është nëse virusi ka ndryshuar strukturën e tij antigjenike, nëse vaksinat që janë prodhuar janë të vlefshme”, tha ai.
MARRE NGA EURONEWS ALBANIA
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Nëse po planifikoni që të lëvizni me makinë në kryeqytet, bëni ç’të bëni por shmangni kalimin nga zona e Astirit. Siç shihet edhe nga...
KORÇË- Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 5 nga efektivët e prangosur e Komisariatit të Maliqit. Mësohet se në burg ...
TIRANË– Ndarja nga jeta e mjekut Drini Dobi ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit.Mes atyre që kanë reaguar për ndarjen nga je...
TIRANË– Një 28-vjeçar nga Durrësi është prangosur pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli. Policia e Shtetit ka prangosur me qëllim ekstra...
ITALI-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me zhdukjen e çiftit Teuta dhe Shpëtim Pasho, trupat e të cilëve u gjendën të copëtuar dhe të futur në 4 vali...
TIRANË– Sot është dita e gjashtë e marrjes peng! Anija e kompanisë shqiptare “STEVIA” është ende në duart e piratëve në Nigeri. Mësohet se nga 8 anëtarët e...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit që vijnë nga portalet në vend.Mutacioni i vaksinës së dytë është lajmi që po qarkullon në të gjitha por...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, gjatë di...
Një raport i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), që analizon me detaje krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor, ka theksua...