Aktualitet

Kanosi për motive të dobëta me armë zjarri shtetasin, tentoi të largohej, kapet gjatë ndjekjes nga policia 32-vjeçari

21 Dhjetor 2020, 08:51 Nga DOSJA
Kanosi për motive të dobëta me armë zjarri shtetasin, tentoi

BERAT– Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia pasi kanosi me mjete të forta një person.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).

32-vjeçari, kur ka parë policinë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 32 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike).32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjecari ne berat arrestohet 32 vjecari ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 07:34

TIRANË– Apelet për të qëndruar në shtëpi, duket se nuk kanë funksionuar me shqiptarët. Këta të fundit, me ose pa pandemi nuk heqin dorë nga zakoni i tyre p...

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 07:13

Titujt kryesorë të portaleve, 21 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit që vijnë nga portalet në vend.Mutacioni i vaksinës së dytë është lajmi që po qarkullon në të gjitha por...