Aktualitet

I mori makinën për t’ia rregulluar por nuk e ktheu më tek pronari, kapet në Itali 28-vjeçari nga Durrësi, INTERPOL p

21 Dhjetor 2020, 07:52 Nga DOSJA
I mori makinën për t’ia rregulluar por nuk e ktheu më tek

TIRANË– Një 28-vjeçar nga Durrësi është prangosur pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli. Policia e Shtetit ka prangosur me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 28-vjeçarin Lirim Islamaj, i cili ishte dënuar me 4 vite burg për “mashtrim”.

Në nëntor 2015, Islamaj i ka marrë automjetin një të njohuri me iniciale A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës por nuk ia ka kthyer më kurrë. Pronari i mjetit disa muaj më pas e ka paditur për mashtrim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët, një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet drejt vendit tonë.

Në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Itali, shtetasi shqiptar Lirim Islamaj, 28 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Shtetasi Lirim Islamaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në nëntor 2015, shtetasi Lirim Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm.

I dëmtuari, më datë 11.01.2016, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Durrës, për vjedhje të automjetit me anë të mashtrimit.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë e mundur kapja dhe ekstradimi i shtetasit Lirim Islamaj drejt vendit tonë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lirim islamaj prangoset lirim islamaj lirim islamaj prangoset lirim islamaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 07:34

TIRANË– Apelet për të qëndruar në shtëpi, duket se nuk kanë funksionuar me shqiptarët. Këta të fundit, me ose pa pandemi nuk heqin dorë nga zakoni i tyre p...

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 07:13

Titujt kryesorë të portaleve, 21 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit që vijnë nga portalet në vend.Mutacioni i vaksinës së dytë është lajmi që po qarkullon në të gjitha por...