Aktualitet

21 Dhjetor 2020, 07:34 Nga DOSJA

TIRANË– Apelet për të qëndruar në shtëpi, duket se nuk kanë funksionuar me shqiptarët. Këta të fundit, me ose pa pandemi nuk heqin dorë nga zakoni i tyre për t’u kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit. 

Porti i Durrësit ka shënuar një fluks të shtuar të udhëtarëve nga Italia, duke pritur çdo ditë 3 tragete të linjave Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës. Mësohet se vetëm në një ditë në vendin tonë hyjnë të paktën 4000 udhëtarë, ndërsa dogana punon me kapacitet të plotë, me 20 sportele.

Situata nuk duket e qetë as në aeroportin “Nënë Teresa”, i cili gjithashtu është i dyndur në emigrantë që vijnë nga gjithë bota. Ndërkohë që bota ka vënë alarmin për mutacionin e COVID-19 që është zbuluar në Britaninë e Madhe, në Shqipëri vijojnë ende fluturimet. Po ashtu edhe doganat janë të hapura për të mos ndaluar as shqiptarët që jetojnë në Greqi. 

Megjithatë në krahasim me vitet e tjera fluksi ka rënë. Gjatë 24 orëve të fundit në doganën e Kakavijës, kanë hyrë vetëm 760 emigrantë, ndërkohë që 424 të tjerë janë larguar drejt Greqisë.

Edhe pse në kohë të vështira, duket se shqiptarët kanë ‘hedhur nga dritarja’ kështillat e autoriteteve shëndetësore për të shmangur lëvizjen, grumbullimet dhe vizitat në familje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet ne shqiperi emigrantet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 07:13

Titujt kryesorë të portaleve, 21 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit që vijnë nga portalet në vend.Mutacioni i vaksinës së dytë është lajmi që po qarkullon në të gjitha por...