Aktualitet

Rrëmbimi nga piratët i anijes në Nigeri/ 2 janë shqiptarë, kërkojnë para për t’i liruar. Kapiteneria e Durrësit: Ne s

21 Dhjetor 2020, 07:26 Nga DOSJA
Rrëmbimi nga piratët i anijes në Nigeri/ 2 janë

TIRANË– Sot është dita e gjashtë e marrjes peng! Anija e kompanisë shqiptare “STEVIA” është ende në duart e piratëve në Nigeri. Mësohet se nga 8 anëtarët e bordit, vetëm 2 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa të tjerët janë ukrainas. 

Pronari gjithashtu është shqiptar, dhe mjetin e lundrimit e ka blerë në Bullgari në pranverën e këtij viti. Për këtë arsye anija ka flamur bullgar dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit, ku edhe ishte ngarkuar me mallra në Kamerun, e kishte për destinacion portin e Lagos.

Ndërkohë që Kapiteneria e portit të Durrësit ka bërë me dije pengjet nuk janë keqtrajtuar, por për t’i liruar, piratët kërkojnë para, megjithatë nuk është përcaktuar ende shumën. Po asjhtu ata sqarojnë bëjnë me dije se në bazë të ligjeve të detit dhe konventave detare është shteti bullgar dhe ai kamerunas që kanë të drejtë të ndërhyjnë për lirimin e marinarëve, kjo për shkak se anija kishte flamurin e Bullgarisë.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë e ndërsa sot është konfirmuar kombësia e 6 personave të rrëmbyer. Mësohet se peng janë marrë 8 persona, nga të cilat 6 janë konfirmuar se janë shtetas ukrainas, ndërsa kombësia e 2 personave të tjerë nuk dihet, por dyshohet të jenë shqiptarë.

Oleg Nikolenko, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës tha se nisur nga fakti që bëhet fjalë për një anije mallrash shqiptare ‘STEVIA’ , dy qeveritë, ajo ukrainase dhe shqiptare po punojnë për të shpëtuar të rrëmbyerit.

Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit, duke bërë që Nigeria, Gana dhe rajone të tjera përreth të krijojnë një operacion koordinimi detar për të luftuar fenomenin. Gjithsesi nuk dihet nëse shkaku i këtij sulmi dhe rrëmbimi ka të bëjë me këtë fenomen, apo me ndonjë sulm personal ndaj kompanisë së shqiptarit që nuk është identifikuar ende.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nigeri rrembehet anija shqiptare ne nigeri nigeri rrembehet anija shqiptare ne nigeri

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2020, 07:13

Titujt kryesorë të portaleve, 21 dhjetor 2020

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit që vijnë nga portalet në vend.Mutacioni i vaksinës së dytë është lajmi që po qarkullon në të gjitha por...

Aktualitet 20 Dhjetor 2020, 19:16

TIRANË– Nga nesër në Shqipëri, do të nisë praktikimi i testeve të shpejta anti-covid. Mësohet se fillimisht testet e shpejta do të kryhen në gjashtë qendra...