Aktualitet

Protesta/ Seranaj: Më rrahën në sy të dhjetë efektivëve të tjerë, Donaldit i thanë ‘ulu në karrige’ dhe e qëlluan

20 Dhjetor 2020, 20:04 Nga DOSJA
Protesta/ Seranaj: Më rrahën në sy të dhjetë

TIRANË– Astrit Seranaj një nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka rrëfyer për dhunën që sipas tij iu ushtrua nga policia një ditë më parë kur u shoqëria në komisarit.

Ai tregoi për AbcNews se fillmisht, një ditë më parë nuk e lanë të kalonte në pedonale ku ishin edhe kolegët e tij dhe më pas, e dhunaun në komisariat në sy të dhjetë efektivëve.

Seranaj shton gjithashtu se koreografin Donald Martini e ulën në karrige hde nisën ta qëllojnë me shpulla.

“Nuk u lejova të vij në pedonale ku mblidhemi çdo ditë me aktivistët. Jam ndaluar për të mos kaluar në pedonale, pa një tabele sipas rregullave që ngrenë edhe avokatët. Pa bërë një lajmërim dhe pa pasur një objekt në mbrojtje. Shoqërimi ishte i dhunshëm. Nuk e kuptova pse duhet të më shoqëronin. Unë iu binda urdhrit dhe kur unë i drejtova që nuk kisha pse të shoqërohesha  kur u ktheva mbrapsht dhe ai nuk më kthen përgjigje. Më kanë mbajtur dhunshëm. Në komisariat ka ndodhur ajo që s’ma merrte mendja. U dhunuam në sy të 10 efektivëve të tjerë. E vetmja fjalë iu drejtuan Donaldit i thanë ulu në karrige dhe e godasin në fytyrë. Njëri nga policit më ka goditur prap në fytyrë. Nuk kam dashur veten në atë moment. Nuk na dhanë sqarim dhe asnjë polic nuk reagoi. Thanë që plagët nuk i kanë marrë këtu. Edhe të dhunojnë dhe nuk të lënë të ngresh zërin. Ishte një incident i panevojshëm,”- tha Seranaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt ne protesta astrit seranaj amt ne protesta astrit seranaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2020, 19:16

TIRANË– Nga nesër në Shqipëri, do të nisë praktikimi i testeve të shpejta anti-covid. Mësohet se fillimisht testet e shpejta do të kryhen në gjashtë qendra...