Aktualitet

Sulmohet dhe merret peng anija e kompanisë shqiptare në Nigeri, piratët rrëmbejnë tetë anëtarët e ekuipazhit, Ukraina je

20 Dhjetor 2020, 19:43 Nga DOSJA
Sulmohet dhe merret peng anija e kompanisë shqiptare në Nigeri,

NIGERI– Një anije me pronar shqiptar është sulmuar nga piratët dhe është rrëmbyer nga ata. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nigeri, në gjirin e Gunesë, dhe është konfirmuar nga Ministria e Jashtme Ukrainase. Kjo e fundit, zyrtarisht njoftoi se gjashtë shtetas ukrainas që ndodheshin në bordin e kësaj anijeje me flamur Kamerun dhe me emrin “STEVIA”, janë zhdukur dhe nuk ka më asnjë gjurmë prej tyre.

BussinesWOLRD shkruan se , të mërkurën piratët sulmuan anijen në Gjirin e Guinesë, duke rrëmbyer tetë anëtarë të ekuipazhit, 28 milje detare përkatësisht 51.8 kilometra larg brigjeve të Nigerisë. Vajza e njërit prej marinarëve të kapur tha të shtunën se ishin gjashtë ukrainas në bordin e anijes dhe se kjo ishte një anije mallrash me pronar shqiptar.

“Po, ne jemi të vetëdijshëm për këtë situatë. Si rezultat i një sulmi pirat në anijen në brigjet e Nigerisë më 16 dhjetor, tetë anëtarë të ekuipazhit u kapën, duke përfshirë gjashtë shtetas ukrainas”, tha ajo.

Anija e mallrave “STEVIA” është në pronësi të një kompanie shqiptare. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, tha se siç citohet nga agjencia e lajmeve Ukrinform, pronari i anijes së anijes së mallrave STEVIA është një shqiptar, dhe për pasojë të dyja ambasadat në Nigeri, ajo e Ukrainës dhe e Shqipërisë po marrin masat e duhura që të arrihet një zgjidhje.

Gjiri i Guinesë është rajoni më aktiv ekonomik dhe i pasur me naftë i Afrikës. Aktiviteti i piratëve në rajon është rritur në vitet e fundit, duke bërë që Nigeria, Gana dhe rajone të tjera përreth të krijojnë një operacion koordinimi detar për të luftuar fenomenin. Gjithsesi nuk dihet nëse shkaku i këtij sulmi dhe rrëmbimi ka të bëjë me këtë fenomen, apo me ndonjë sulm personal ndaj kompanisë së shqiptarit që nuk është identifikuar ende.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rrembehet anija shqiptare ne nigeri rrembehet anija shqiptare ne nigeri

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2020, 19:16

TIRANË– Nga nesër në Shqipëri, do të nisë praktikimi i testeve të shpejta anti-covid. Mësohet se fillimisht testet e shpejta do të kryhen në gjashtë qendra...