Aktualitet

Protesta e AMT-së, Budina: 4 anëtarëve iu vunë prangat dhe iu gjuajtën dhe shkelm e shpulla në fytyrë, deri në pikën e

20 Dhjetor 2020, 18:14 Nga DOSJA
Protesta e AMT-së, Budina: 4 anëtarëve iu vunë prangat dhe

TIRANË– Edmond Budina ka lajmëruar se protestat e AMT-së do të zgjasin deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen.

Nga sheshi, në një deklaratë për mediat, si shtoi se protestat e tyre nuk kanë dhënë rezultat dhe se do të vijojnë të qëndrojnë në shesh. Sipas Budinës, katër anëtarët e AMT-së janë arrestuar dhe u është qëlluar me shkelm fytyrës.

“Ne kemi dalë për aktin e dhunshëm që bëri policia e shtetit pa motive dhe ne gjykojmë që kjo është një dhunë psikologjike e fizike e policisë për të na inditimiduar, e para për të treguar forcën pas djalit dhe për të bërë ç’është e mundur që ne të tërhiqemi nga kjo luftë paqësore. Pa asnjë motiv u vunë prangat 4 anëtarëve. Kanë quajtur me shkelm në fytyrë, me shpullë arkitektin. do kemi protesta të tjera, mjetet tona paqësore nuk e kanë dhënë rezultatin, jemi këtu deri në pikën e fundit,”- tregon ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt ne protesta edmond budina amt ne protesta edmond budina

Sondazh

Poll