Aktualitet

Protesta/ Robert Budina: Policët na shajnë me libër shpie, e shoh si sulm personal këtë, janë lodhur tre vite me ne

20 Dhjetor 2020, 18:22 Nga DOSJA
Protesta/ Robert Budina: Policët na shajnë me libër shpie, e shoh

TIRANË– Regjisori Robert Budina ka kërkuar drejtësi për aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që u shoqëruan me dhunë një ditë më parë nga policia.

Nga sheshi i protestës, Budina tha se e ka vuajtur vetë mbi kurriz atë dhunë dhe se këtë sulm e sheh si një si një sulm personal dhe një lodhje psikike të punonjësve të policisë që u morrën 3 vjet me ta.

“Koreografi mori një çizme në fytyrë. Ai është edhe një artist i madh që ka marr vlerësime në Neë York. Ai person që e ka qëlluar duhet të dënohet. Nuk ka asnjë mundësi për tu bërë një politikë korrekte në Shqipëri, nëse nuk mbrojmë lirinë e shprehjres. Deri tani kemi bërë 11 kallëzime penale. Nuk varet nga organet e Drejtësisë por nga këmbngulja jonë dënimi i personave që kanë kryer akte dhune. E shoh këtë si një sulm personal dhe një lodhje psikike të punonjësve të policisë që u morrën 3 vjet me ne. Ne kemi publikuar edhe një video ku nje polic shan me libër shtëpie ndaj nesh,”- thotë ai.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt ne protesta robert budina amt ne protesta robert budina

Sondazh

Poll