Mbyllet protesta e AMT-së, Liçaj: Ministër do të thotë shërbëtor, pushtetarët ta lënë agallëkun dhe çunat problemati
20 Dhjetor 2020, 18:36Nga DOSJA
TIRANË– Pas më shumë se një ore protesta e AMT-së është mbyllur dhe anëtarët e saj bashkë me qytetarët që i mbështetën janë shpërndarë. Neritan Liçaj në fjalën mbyllëse tha se ata që janë në pushtet, duhet të dinë se janë aty për t’i shërbyer popullit dhe jo anasjelltas.
Ai tha se pushtetarët duhet ta lënë agallëkun dhe bashkëpunimin me çunat problematikë, pasi edhe atyre nuk u aka më njeri frikën.
“Nuk dua të zgjatem shumë, dua të them vetëm dy fjalë. fjala ministër në përkthimin e parë do të thotë shërbëtor. Dhe ata duhet të ta dinë, pushtetarët ta dinë e të lënë agallëkun, sepse janë shërbëtorë të popullit, janë aty për t’i shërbyer popullit e jo anasjelltas. Të ulin kokën e të thonë kaq ditëm e kaq bëmë e t’i lënë edhe ato punët me çuna problematikë, se nuk ua ka më njeri frikën. E kanë parë vetë edhe tek paraardhësit e tyre se kush ka sjellë dhunë, ka përfunduar keq,”- tha Liçaj.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Regjisori Robert Budina ka kërkuar drejtësi për aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që u shoqëruan me dhunë një ditë më parë nga po...
TIRANË– Edmond Budina ka lajmëruar se protestat e AMT-së do të zgjasin deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen.Nga sheshi, në një deklaratë...
TIRANË– Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka publikuar një raport për situatën aktuale në Shqipëri në lidhje me ...
TIRANË– Donald Martini, koreografi, fotot e të cilit u publikuan nga avokati Adriatik Lapaj ka kërkuar që vetë Ministri i Brendshëm të dalë dhe të mb...
TIRANË– Anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë dalë në shesh që të protestojnë kundër dhunës ndaj artistëve. Për një orë e gjysmë, artistët bashk...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar foton e Brilant Martinajt, i riu që është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e ...
TIRANË– Gentian Malindi, të cilit SPAK (Prokuroria e Posaçem) i kopsiti dosjen për 137 kg kokainë që kapën në Portin e Durrësit, ka paditur drejtori...