Aktualitet

U shfaq i gjakosur në foto, flet Donald Martini: Çuçi të dalë të mbajë qëndrim, më rrahën në komisariat

20 Dhjetor 2020, 17:21 Nga DOSJA
U shfaq i gjakosur në foto, flet Donald Martini: Çuçi të

TIRANË– Donald Martini, koreografi, fotot e të cilit u publikuan nga avokati Adriatik Lapaj ka kërkuar që vetë Ministri i Brendshëm të dalë dhe të mbajë qëndrim për dhunën e ushtruar ndaj tij.

“Ne këtu nuk jemi në protestë, njerëzit po mbajnë protestë nga Facebook. Në fakt në duam qëndrimin. Ministri i Brendshëm, duhet të dalë dhe të thotë, a ishte veprimi i duhur i policisë së Shtetit ky? Apo ishte i gabuar. Unë jam dhunuar në komisariat,”- tha Martini.

Fotot e Martinit u publikuan nga avokati Adriatik Lapaj. Ky i fundit shkruante se e kishte gjetur koreografin në atë gjendje në komisariat dhe se çdo gjë ishte shkaktuar nga efektivët e Policisë së Shtetit. Edhe Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Strasburg Dunja Mijatoviç ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet koreografi donald martini dhunohet koreografi donald martini

Sondazh

Poll