Aktualitet

ME FOTO/ Veshur me “Philipp Plein”, ky është Brilant Martinaj, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar si bashkëpunëtor n

20 Dhjetor 2020, 17:01 Nga DOSJA
ME FOTO/ Veshur me “Philipp Plein”, ky është Brilant

TIRANËDosja.al ka siguruar foton e Brilant Martinajt, i riu që është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela. Siç shihet edhe në pamje, i riu i shpallur në kërkim, është veshur me “Philipp Plein’ një nga markat më luksoze të rrobave.

Dosja.al ka mësuar se Martinaj është në një spital në Turqi me familjarët, për arsye shëndetësore. I riu do të kthehet brenda javës në Shqipëri ku do të shkojë me këmbët e tij në komisariat për tu dorëzuar dhe për të sqaruar çështjen në të cilë dyshohet se është përfshirë.

Sot u vu në pranga Nikoll Sherrniku, që akuzohet për vrasjen e Prelës. Sherrniku do të dalë të hënën (21 dhjetor) para trupit gjykues ku do të njihet me masën e sigurisë. Prela u vra mëngjesin e 5 dhjetorit, në zonën e njohur si “Gajush”, në afërsi të Lezhës. Tashmë policia është në kërkim edhe të armës së krimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brilant martinaj nikoll sherrniku vritet xhulio prela brilant martinaj nikoll sherrniku vritet xhulio prela

Sondazh

Poll